Cilësia – EN, ISO & PAS

INOVA së bashku me dy degët e saja INOVAPIPE dhe INOVA Consulting, angazhohen për furnizim në vazhdimësi me prodhime të gypave të plastikës dhe shërbime të konsulencës që do të japin kënaqësinë e plotë të konsumatorëve.

Konsumatori për ne është pika qendrore e kujdesit dhe angazhimit për përmirësimin e vazhdueshëm të produkteve dhe shërbimeve tona.

INOVA është e përkushtuar që në mënyrë të vazhdueshme të rrisë kënaqësinë e klientëve të saj duke ofruar gjithnjë produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë, përmes kënaqjes së përgjithshme të klientit si qëllim i yni përfundimtarë.

INOVA  duke njohur përgjegjësinë e saj si prodhues i produkteve cilësore dhe ofrues i shërbimeve të specializuara dhe me qëllim të arritjes së objektivave strategjike  në përmbushjen dhe tejkalimin e kërkesave dhe pritshmërive të klientëve për prodhimin e gypave të plastikës, instalimin e sistemeve të tubacionit dhe ofrimin e këshillave menaxheriale, ka ngritur sistemin e integruar, sipas standardeve ndërkombëtare EN, ISO dhe PAS.

INOVA vepron në përputhje me sistemin e cilësisë së prodhimit paraparë me standardin EN ISO 9001, sistemin e cilësisë së mjedisit në përputhje me EN ISO 14001 dhe sistemin e sigurisë dhe shëndetit sipas OHSAS 18001 të certifikuara nga enti me renome ndërkombëtar, TUV Austria.

Rrjedhimisht, INOVA ka të certifikuar Sistemin e Integruar të Menaxhimit në përputhje me specifikimet teknike PAS 99:2012.

Cert_INOVA