Inova Konsulencë

Consulting_imageINOVA me njësinë e saj INOVA Consulting ofron shërbime të specializuara për klientët e saj (komunitetin e biznesit) përmes shërbimeve të konsulencës, mentorimeve dhe trajnimeve të përshtatura në fusha të ndryshme të administrimit të biznesit.

Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni: www.inovaconsulting.eu

 

ISO9001

INOVA Consulting ofron ndërtimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë (SMC) sipas standardit të mirënjohur ndërkombëtar ISO 9001:2015 për klientët e saj (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme qofshin ato prodhuese, shërbyese dhe tregtare, kompanitë konsulente, etj.,) në mënyrë të avancimit të mëtejmë të pozicioneve të tyre në treg, dhe siguron ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të saja në kohë.

Ne synojmë që në mënyrë të vazhdueshme të përmirësojmë proceset dhe procedurat e menaxhimit të cilësisë të klientëve tanë, t’i bëjmë ata që të kenë mundësi që plotësisht të arrijnë rezultate efektive të pritura me nivel gjithnjë e më të lartë të kënaqjes së klientëve të tyre.

Për Zbatimin e sistemit të menaxhimit të cilësisë (SMC) në bazë të kërkesave të standardit ISO 9001:2015 tek klientët tanë, konsulenca jonë përmban këto aktivitete:

· Incizim i situatës/gjendjes momentale të biznesit

· Përpunim i analizës

· Edukim (njoftim me kërkesat e standardit ISO 9001:2015)

· Punimi i dokumentacionit

· Zbatimi i kërkesave të standardit

· Auditimi i brendshëm

· Zbatimi i masave korrigjuese

· Organizimi i Auditimit të Jashtëm për certifikim.

 

Ekipi i ekspertëve të INOVA Consulting dhe partnerëve tanë, përbëhet nga profesionist, të cilët njohin problemet dhe pengesat me të cilat ballafaqohen klientët tanë, duke ofruar zgjidhje të përshtatshme dhe cilësore. Ekspertët të cilët do të angazhohen për zbatimin e SMC’së në ndërmarrjen tuaj janë të certifikuar dhe anëtar të EOQ (European Organization for Quality) Organizata Europiane për Cilësi.

Shërbimi i konsulencës për zbatimin e ISO 9001:2015 udhëhiqet nga z. Butrint Batalli, EOQ Menaxher i Cilësisë.

Konsulencë, Trajnime

INOVA Consulting për të lehtësuar dhe ngritur aftësitë konkurruese të klientëve të saj ofron shërbimet e saja përmes:

· Shërbimeve të konsulencës

· Trajnimeve të specializuara

· Ndihmës së drejtpërdrejtë / vizita tek klientët

 

Trajnime që ne ofrojmë janë në fushat e mëposhtme:

· Menaxhim i Përparuar

· Lidership

· Zhvillim Institucional / Organizativ

· Planifikim Strategjik

· Menaxhim Projektesh

· Sistem Menaxhimi të Cilësisë

· Menaxhimi Total me Cilësi

· Negociata

· Marketing

· Kërkime Tregu

· Shitje Efektive

· Teknika Prezantimi dhe

· Module trajnimi të dizajnuara sipas kërkesave të klientëve tanë.

Menaxhim i projekteve

INOVA përveç prodhimit të gypave të plastikës, gjithashtu merret me shërbime në fushën e ujësjellësve sikurse:

– këshillime,

– projektime,

– inxhiniering,

– Instalimin e sistemeve dhe rrjetave të ujësjellësit, ujitjes, kanalizimit.