INOVA prezente në Konferencën dhe Ekspozitën Ballkanike 2016, “Uji dhe Punësimi”

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se INOVA këtë vit merr pjesë në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Ballkanike 2016, “Uji dhe Punësimi”.

Konferenca dhe Panairi do të mbahen më 2-3 dhe 4 Nëntor 2016, në EXPOCITY ALBANIA, pranë City Park në Tiranë.

Ky është një organizim i përbashkët i SHUKALB dhe SHUKOS.  Temë e këtij viti është “Uji dhe Punësimi”

INOVA do të paraqitet me produktet e saja gjegjësisht me tubat e plastikës për përdorime të ndryshme, kryesisht në ujësjellës dhe kanalizime. Një theks i veçantë do t’i kushtohet prezantimit të produkteve të reja – tubave të brinjëzuar të INOVA-s në fushën e shkarkimit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik të prodhuara me një teknologji të avancuar.

Ju mirëpresim në Konferencë dhe në Panair për të ndarë me ju informacionet më detale rreth tubave të plastikës, të diskutojnë mbi çështje me interes dhe të shkëmbejmë përvojat në përpjekje për të ndihmuar më tej zhvillimin e sektorit të furnizimit me ujë dhe kanalizimeve në Rajonin e Ballkanit.

Mirësevini,

Ekipi i INOVA-s

 

Uji_Punesimi3