Gypa për kanalizim shtëpiak

INOVA prodhon gypa për kanalizim shtëpiak nga lënda e parë PVC.

Gypat për kanalizim të INOVA’s janë shumë kualitativ. Ato janë fleksibile, shumë të qëndrueshëm ndaj goditjeve të ndryshme, të rezistueshëm ndaj rrezeve UV.

Ngjyra: INOVA prodhon gypa për kanalizim në ngjyrë të bardhë dhe kafe  por dhe në ngjyra të tjera sipas kërkesës.

KARAKTERISTIKAT THEMELORE DHE SHËNIMET TEKNIKE TË GYPAVE TË KANALIZIMIT NGA PVC

Gypat për kanalizim shtëpiak janë dedikuar bartjes së ujërave të zeza nga pajisjet hidro-sanitare si dhe nga pjesët tjera të kanalizimit shtëpiak.

Gypat nga PVC janë shumë të lehtë, të rezistueshëm në ndryshimet e temperaturave nga -15 deri në +90’C. Janë të rezistueshëm në ujin e njelmët, alkohol, thartira në baza, sulfate, gazra agresiv si dhe në të gjitha rrjetet për larje.