Gypat e Brinjëzuar Dyshtresorë

INOVA prodhon edhe një gamë të gjerë të gypave/tubave të brinjëzuar dy shtresorë për përdorime të ndryshme dhe me një cilësi të pa konkurrueshme.

DualWall_INOVA_Bell_

INOVA ofron një asortiment të gjerë të tubave të brinjëzuar dy shtresorë nga HDPE me përdorim në fusha të ndryshme si:

  • Telekomunikacion
  • Kanalizime – shkarkime të ujërave të zeza
  • Energjetikë
  • Ujëra atmosferik dhe
  • Ndërtimtari

 

Tubat e brinjëzuar dyshtresorë nga HDPE  pa presion për sistemet nëntokësorë (tuba korrugato), janë të prodhuara nga dy shtresa. Shtresa e brendshme është e lëmuar me ngjyrë të kaltër të hapur, hiri apo portokalli, për të lehtësuar inspektimin vizual, ndërsa shtresa e jashtme është e valëzuar me brinjë dhe me ngjyrë të zezë si dhe me katër shirita identifikues që dallojnë natyrën e përdorimit të gypave.

Tabela_INOVA_Gypat_e_brinjezuar

Sistemi (Gypi dhe koka) është në përputhje të plotë me standardin EN 13476, me diametrin e jashtëm nominal DN/OD mm, klasën e ngurtësisë së unazës SN4/8 (të barabartë në kN / metra katror) sipas kërkesave të standardit EN ISO 9969.

 

INOVA_HEADER