Gypat për Telekomunikacion

INOVA – Industria e Gypave të Plastikës, bën prodhimin e gypave / tubave nga polietileni (HDPE) për mbrojtje të kabllove optike në fushën e telekomunikacionit.

Tubat e HDPE për mbrojtje të kabllove janë të destinuara kryesisht në fushën e telekomunikacionit për mbrojtjen e fibrave optike.

Pjesa e brendshme e gypave nga PE është e lëmuar dhe e dhëmbëzuar lehtë përgjatë tërë gjatësisë së gypit, gjë që ndihmon në fërkim minimal dhe rrëshqitjen e lehtë të fibrave optike gjatë vendosjes së tyre.


Tele_table

Gypat për mbrojtje të kabllove të INOVA’s janë të përshtatshme për përdorime të ndryshme si:
  • Mbrojtje të fibrave optike
  • kabllo telefonik dhe
  • për kabllot e rrjetit televiziv kabllor.

Karakteristikat e tubit të PE për mbrojtjen e kabllove 

  • mbrojtje të shkëlqyer kundër goditjeve mekanike
  • përparësi në instalim dhe manovrim si rezultat i fleksibilitetit të gypave.
  • gypat i rezistojnë lëvizjeve të tokës (tërmeteve dhe rrëshqitjeve të dheut),
  • qëndrueshmëri e madhe ndaj korrozionit,
  • veti të mira hidraulike,
  • qëndrueshmëri ndaj friksionit/gërryerjes,
  • qëndrueshmëria e madhe ndaj kemikaleve dhe agjentëve atmosferik,
  • qëndrueshmëri në ngrica,
  • qëndrueshmëri në kushte të vështira mjedisor,
  • jetë-gjatësi më shumë se 50 vjet.

 

tele_pipe2