Rreth nesh

INOVA është kompani prodhuese e dedikuar që në mënyrë të vazhdueshme inova1të avancoj produktet e saja duke zbatuar inovacionet në prodhimtari dhe menaxhim kualitativ për t’ju siguruar gypa të plastikës dhe shërbime të konsulencës me cilësi dhe çmime të volitshme klientëve të saj.

INOVA është një partneritet Kosovar, që merret me prodhimin e gypave të plastikës për përdorime të ndryshme.

Sot, INOVA ka zgjeruar veprimtarinë e saj duke prodhuar tuba të plastikës për: ujë të pijshëm, ujitje, puse, mbrojtjen e kabllove në telekomunikacion dhe energjetikë,  shpërndarjen e gazit nga lënda e pare PE 100+ dhe PE 80, tubave të brinjëzuar dyshtresorë (korrugato), si dhe tubave për shkarkimin e ujërave të zeza dhe gypave për spërkatje nga PVC-ja.

Gjatë 28 viteve përvoje prodhuese, INOVA me produktet dhe shërbimet e saja kualitative ka fituar reputacion të shkëlqyer dhe emër të besueshëm te klientët e saj.

Përdorimi i lëndëve të para shumë kualitative është zgjedhje strategjike e ndërmarrur nga menaxhmenti i INOVA-s, listohen në mes të prodhuesve më të mëdhenjë në botë të lëndëve të para plastike.

INOVA ka një staf professional, të angazhuar për t’ju ofruar klientëve të saj produkte dhe shërbime kualitative.

Si rrjedhojë INOVA për të gjitha gypat e saj jep garancion 50 vjeçar.

Në mënyrë që vazhdimisht të arrijmë të plotësojmë kërkesat e klientëve, INOVA që prej 2007 ka zhvilluar një Sistem të Menaxhimit të Cilësisë, sistem i inspektuar dhe certifikuar sipas kërkesave të Standardit Ndërkombëtar ISO 9001.

Ndërsa tani, INOVA është e certifikuar me PAS 99 për sistemin e integruar  si dhe me standardet e mirënjohura EN ISO 9001, ISO 14001 dhe OHSAS 18001 për:

  • Prodhimin e Tubave të Plastikës
  • Shitje, Projektim dhe Instalim të Sistemeve dhe Zgjidhjeve të Tubacioneve Plastike,

duke u bërë një prej kompanive të pakta në Rajon që veprimtarinë e saj e ka të bazuar tërësisht në praktikat më të mira botërore të zhvilluara sipas standardeve ndërkombëtare EN, ISO dhe PAS.

Ku mund te gjeje tuba shume cilesore? Vetem tek INOVA

Cilësia